Terimi fitoi betejën me koronavirusin
16 prill 2020
| 11:24
Fatih Terim ka fituar betejën e tij më të madhe të jetës së tij.
Ai ka njoftuar se ka mposhtur përfundimisht koronavirusin. Trajneri më i famshëm turk, i njohur si ‘Perandori’, luftoi për një muaj me Covid-19, dhe arriti ta mposht. Terim këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
“Siç e dini, unë kam luftuar me virusin për një muaj tani. Më besoni se nuk ishte një detyrë e lehtë. Kjo është arsyeja pse unë dua të ndaj me ju lajmin e mirë që sot për herë të parë jam negativ në lidhje me virusin”, ka shkruar Termin.
Gjatë betejës me koronavirusin, Terim mori mbështetjen e botës së futbollit. Sigurisht ky lajm do të gëzojë tifozët e sinqertë të futbollit.