Tërmet 5.4 ballë në Shqipëri, dridhjet u ndien edhe në Prishtinë
11 gusht 2018
| 18:06
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë, si Tiranë, Lezhë e Bulqizë.
Ndërkohë që lëkundje më të lehta raportohen të jenë ndjerë në Berat.
Por, tërmeti i shkallës 5.5 të Rihterit, ka shkaktuar dridhje edhe në Prishtinë, sipas raportimeve të qytetarëve.
Kurse, dridhjet janë ndier edhe në rajone tjera të Kosovës, si Gjilan e Pejë.
Ende nuk raportohet për dëme.