Tërmet 7.3 ballë të Rihterit në Indonezi

25 prill 2023 | 08:32

Një tërmet i fuqishëm 7.3 ballë Rihter ka goditur në perëndim të ishullit Sumatra të Indonezisë.

Kështu ka njoftuar Agjencia Gjeofizike e Indonezisë (BMKG) raporton “Reuters”.

Sipas, Qendrës Euro-Mesdhetare Sizmologjike (EMSC), shkalla e tërmetit ishte 6.9 ballë Rihter.

Tërmeti ishte 20 kilometra në thellësi.

Tërmeti ka ndezur alarmet për mundësinë e cunamit.

Indonezia goditet nga tërmete të shpeshta, duke përfshirë të ashtuquajturën “Unaza e zjarrit e Paqësorit”, një zonë sizmikisht aktive ku takohen pllaka të ndryshme të kores së tokës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një e burgosur thuhet se u ka ofruar të burgosurve…