Tërmet edhe në Mal të Zi
01 dhjetor 2019
| 23:28
Sektori i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji i Malit të Zi ka njoftuar për një tërmet të vogël me një epiqendër 8 km afër Komunës së Tuzit, afër kufirit të Malit të Zi me Shqipërinë.
Tërmeti goditi këtë zonë në orën 21:13.
Madhësia e këtij tërmeti, ishte 3.3 të shkallës se Rihterit.
“Pika qendrore e këtij tërmeti ndodhej në një thellësi prej 22 km”, thuhet në deklaratë.
Ky institut thekson se, bazuar në madhësinë e tërmetit dhe thellësinë e epiqendrës, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale.