Tërmet i fortë 7.2 trondit Kinën, lëkundjet regjistrohen deri në Indi (Video)
22 janar 2024
| 22:49
Një tërmet i fortë ka tronditur Kinën këtë të hënë.
Sipas EMSC, lëkundjet kanë qenë 7.2 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër në zonën veriperëndimore , pranë kufirit me Kirgistanin.
Tërmeti ka qenë në thellësinë e 13 kilometrave. Deri më tani nuk ka raportime për viktima.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera, deri në Nju Dehli të Indisë sipas medieve lokale.
🚨🚀🇰🇿Another footage from Kazakhstan after an earthquake with a magnitude of 7 hits at the China-Kyrgyzstan border.#earthquake #China #ChinaEarthquake #Delhi #JUSTIN #ALERT #Kazakhstan pic.twitter.com/yVTFwuM7xf
— EUROPE CENTRAL (@europecentrral) January 22, 2024