Tërmet i fortë lëkund Indonezinë

18 janar 2023 | 08:02

Një tjetër tërmet me magnitudë 6.1 u regjistrua në ishullin Sulawesi të Indonezisë dhe goditi pjesët lindore të vendit.

Nuk raportohet për dëme serioze apo lëndime. Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, Usgs, raporton se tërmeti kishte epiqendrën në një thellësi prej 147 kilometrash në det dhe 65 kilometra në juglindje të Gorontalo, në ishullin Sulawesi.

Agjencia Indoneziane e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës nuk ka lëshuar një paralajmërim për cunami. /A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli është eliminuar nga Kupa e Italisë duke fituar nga…