Tërmet i fortë me magnitudë 5.7 në Greqi
22 qershor 2021
| 07:55
Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka tronditur gjatë natës Greqinë.
Mediet në këtë shtet kanë raportuar se lëkundja e fortë është regjistruar në jugperëndim të qytetit të Nisyros, në Dokekanez.
Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar (EMSC) njoton se tërmeti ka qenë me një thellësi të vogël prej rreth 2 kilometrash. Mediet greke kanë kontaktuar me autoritetet e ishullit, të cilët kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme.