Tërmet i fortë në detin Jon
17 janar 2020
| 21:53
Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter e ka goditur sot zonën në detin Jon.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 14 kilometra larg Lithakias në Greqi, 21 kilometra larg Zákynthos dhe 104 kilometra larg Patras. Nga lëkundjet mësohet se nuk ka pasur dëme.