
Tërmet i fortë në Greqi
31 mars 2023
| 20:01
Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi këtë pasdite Greqinë sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet 39 kilometra në perëndim-jugperëndim të Kythnos.
Thellësia fokale llogaritet 35 kilometra.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.