Tërmet i fortë në Shqipëri
14 janar 2024
| 01:48
Një tërmet ka shkaktuar lëkundje të tokës pak minuta më parë të cilat janë ndjerë në Tiranë.
Në të dhënat e para, raportohet se tërmeti ishte i magnitudës 4.6 shkallë rihter.
Të frikësuar pas lëkundjeve të tërmetit, dhjetëra banorë aty ku ishte epiqendra pra ata të Lushnjës kanë dalë nga shtëpitë.
Qytetarët kanë lënë apartamentet dhe po qëndrojnë në rrugë, pavarësisht temperaturave të ulëta.
Pak minuta pas mesnate, një tërmet 4.6 i shkallë Rihter u regjistrua në Dushk të Lushnjës. Lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin e Vlorën.