Tërmet i fortë në Turqi
22 janar 2025
| 07:59
Një tërmet me magnitudë 5.0 goditi Turqinë mbrëmë dhe u ndje edhe në Bullgari, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 21 kilometra larg ishullit Lesbos në Greqi dhe është ndjerë nga rreth 8 milionë njerëz.
“Është ndjerë shumë fort në katin e 2-të të një shtëpie prej guri në fshat. Fotot ranë. Goditje shumë të forta, por nuk zgjati shumë”, ka shkruar një përdorues nga Greqia.