Tërmet i fortë në Turqi, ndihet deri në ishujt Egje
25 qershor 2024
| 08:57
Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar pas mesnate në Turqinë perëndimore, i cili është ndjerë edhe në ishujt e Egjeut verilindor.
Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 5 është regjistruar në orën 01:36, në një zonë të Turqisë perëndimore
Epiqendra e saktë e lëkundjes është 15 km në veriperëndim të qytetit Soma në provincën e Manisa-s, ndërsa thellësia fokale e tërmetit, sipas vlerësimit fillestar të EMSC, është llogaritur në 12 km.