Tërmet i fortë në Turqi, sa ishte magnituda
21 prill 2024
| 16:21
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Turqinë qendrore, raporton Instituti Evropian Sizmologjik Mesdhetar (EMSC).
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej tetë kilometrash, shton EMSC. Epiqendra e tërmetit ishte 19 kilometra në verilindje të qytetit të Turhal, ku jetonin rreth 110,000 banorë.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme të mundshme materiale.