Tërmet i fuqishëm 7.2 ballë trondit Japoninë, paralajmërim për cunami
20 mars 2021
| 18:58
Një tërmet i fuqishëm prej 7.2 ballësh ka tronditur Japoninë këtë të shtunë. Por frika ende vazhdon, sepse parashikohet që bregu verilindor i vendit të përfshihet nga një valë cunami.
Kryeqyteti japonez, Tokio, është përfshirë nga dëme të mëdha materiale, duke përfshirë ndërtesat e larta dhe rrugë.
Shërbimi Gjeologjik tha se magnituda është regjistruar 7.2 ballë, e përqendruar në një thellësi prej 34 kilometrash (21 milje) në lindje të Ishinomaki.
Agjencia e lajmeve “Kyodo” tha se epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e prefekturës Miyagi, e cila është edhe zona e dëmtuar më rëndë gjatë tërmetit të madh dhe cunamit të 2011.