
Tërmet i fuqishëm 7.5 ballë godet Filipinet, pritet cunami në Filipine dhe Japoni
02 dhjetor 2023
| 16:57
Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi Mindanaon në Filipine, të shtunën, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), në një thellësi prej 63 km dhe si shkak një cunam pritet të godasë Filipinet dhe Japoninë së shpejti.
Agjencia e Sizmologjisë Filipine PHIVOLCS tha se valët e cunamit mund të godasin Filipinet deri në mesnatën me orën lokale dhe mund të vazhdojë për orë të tëra.
Transmetuesi japonez NHK tha se valët e cunamit deri në një metër (3 këmbë) të larta pritet të arrijnë në bregun perëndimor të Japonisë pak më vonë – deri në orën 1:30 të mëngjesit të së dielës.