Tërmet i fuqishëm godet Iranin
12 dhjetor 2017
| 00:32
Një tërmet ka goditur pjesën perëndimore të Iranit, pranë kufirit me Irakun.
Media shtetërore iraniane tha se tërmeti ka pasur fuqinë prej 6.0 shkallësh të Richterit.
Muajin e kaluar, rajoni i njëjtë është goditur nga një tërmet me magnitudë 7.3, i cili ka lënë rreth 600 njerëz të vdekur.
Media shtetërore iraniane tha se epiqendra e tërmetit të së hënës ka qenë pranë qytetit Ezgele.
Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëme të mëdha materiale ose viktima.
Në vitin 2003 në Iran, një tërmet me magnitudë 6.6 ka shkatërruar qytetin historik të Bamit, duke vrarë 26,000 njerëz.