Tërmet i fuqishëm godet Italinë
09 nëntor 2022
| 08:10
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter ka goditur Italinë qendrore këtë mëngjes.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare, tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit u shënua në bregdet, rreth 64 km në lindje të Rimini.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar ose dëme materiale.