Tërmet i fuqishëm në Alaskë, paralajmërim për cunami
30 nëntor 2018
| 20:17
Një paralajmërim për cunami është dhënë në gadishullin jugor Kenai në Alaskë, pas një tërmeti me magnitudë gati 7 shkallë rihter që goditi këtë pjesë ditën e sotme.
Televizioni KTWA është larguar nga transmetimi për shkak të tërmetit, dhe redaktorja e lajmeve Trejsi Sabo ka thënë për CNN se shumë nga mjetet e tyre janë rrëzuar nga raftet.
Paralajmërimi për mundësi të cunamit thotë se rreziku i një cunami të mundshëm po vlerësohet, e të dhëna tjera do të vijnë në lajmërime tjera.