![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/12/termet.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci
Një tërmet i fuqishëm ka goditur shtetin kroat.
Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare (EMSC) ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 5.0 të Shakllës së Ritherit ka goditur Kroacinë.
Sipas EMSC-së, tërmeti ka ndodhur në orën 18:43.
Tërmeti u ndje shumë në rrethinat e Zaës, rreth Posedarës dhe në një pjesë të Likanisë.
Siç raporton index.hr., tërmeti ishte aq i fortë sa që njerëzit kanë braktisur shtëpitë e tyre.
“Në Rabu është ndjerë një valë e fortë goditëse. Nuk ka dridhur, por ka goditur fort, si një shpërthim i erës anësore”, “Qendra e Zarës, në qytetin e vjetër, ka pasur dridhje për 10 sekonda. Ka qenë një tërmet shumë i fortë”, “Një shpërthim i fortë si shpërthim eksploziv dhe dridhje e shtëpisë. Fillimisht u dëgjua një zhurmë dhe më pas 4 tërmete më të vogla. Paklenica”, ishin disa prej komenteve të para të qytetarëve që iu dërguan mediumit të lartcekur kroat.