Tërmet i fuqishëm në Shqipëri
Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur sot në Shqipëri.
Sipas raportimeve të para epiqendra ishte në Durrës. Mësohet se tërmeti ishte 5.8 ballë.
Tërmeti ka prekur të gjitha zonat e Shqipërisë, në Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulzqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fieri.
Sipas ekspertëve, ky është tërmeti më i fuqishëm në 20-30 vitet e fundit.
Bashkia e Tiranës ka njoftuar se forcat e emergjencës janë në gatishmëri për të ndihmuar këdo që ka nevojë.
Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve që të kontaktojnë pa hezitim emergjencat në numrat e mëposhtëm të telefonit.
“Para pak minutash vendi u prek nga një tërmet i fortë. Raportimet e para tregojnë për magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në detin Adriatik.
Të gjitha ekipet e Emergjencës së Bashkisë së Tiranës ndodhen në terrën për të dhënë ndihmën e parë për këdo që ka nevojë. Për çdo emergjencë ju lutem njoftoni në numrat:
Policia e shtetit ☎ 129,
Policia Bashkiake ☎ 042419465,
Zjarrfikesja ☎128,
Urgjenca ☎ 127”, shkruan Bashkia e Tiranës.