
Tërmet i fuqishëm në Tajlandë me magnitudë 7.7, shemben ura dhe ndërtesa
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Mianmarin, sipas njoftimit të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Pasgoditja me magnitudë 6.4 u shënua rreth 12 minuta pas tërmetit fillestar.
Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë deri në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, ku një ndërtesë gjigante është shembur, ndërsa një urë që lidh dy rajone të Mianmarit, Ava dhe Sagaing, ka rënë në lumin Irrawaddy.
Në kryeqytetin e Mianmarit, Naypyidaw, rrugët janë deformuar nga lëkundjet dhe pjesë të tavaneve janë shembur nga ndërtesat.
Në Bangkok, ku jetojnë rreth 17 milionë banorë, shumë prej të cilëve janë të vendosur në ndërtesa të larta, një ndërtesë shumëkatëshe në ndërtim është shembur pas lëkundjeve të fuqishme të tokës.
Pasgoditjet kanë shkaktuar frikë dhe kaosi në disa zona të prekura.