Tërmet i fuqishëm në Tiranë
19 dhjetor 2019
| 17:22
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë në këto momente. Dridhje të forta janë ndjerë në Tiranë.
Epiqendra ka qenë në Gërdec dhe magnituda e këtij tërmeti ka qenë 4.7 i shkallës rihter.
Tërmeti ka zgjatur disa sekonda.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera Vorë, Durrës, Lezhë dhe Fushë Krujë. Deri më tani nuk dihet nëse ka bërë ndonjë dëm apo jo. /TCh/