Tërmet i fuqishëm prej 6.2 shkallësh afër Japonisë

26 nëntor 2024 | 16:57

Një tërmet me fuqi prej 6,2 shkallësh ndodhi të martën afër bregdetit perëndimor të ishullit më të madh të Japonisë, Honshu, tha Qendra Sizmike Evropiane Mesdhetare.

Qendra e dridhjes ishte tetë kilometra në thellësi të Tokës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Transmetuesi publik japonez, NHK, raportoi se nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.

Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme.

Japonia shtrihet në atë që njihet si “Unaza e Zjarrtë”, hapësirë e madhe përreth Oqeanit Paqësor, që dallohet me aktivitet të lartë sizmik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se…