Tërmet i lehtë në Shqipëri
20 janar 2020
| 23:43
Disa lëkundje të lehta toke janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Vorë pasi është prekur nga një tërmet 2.9 i shkallës Rihter.
Epiqendra ka qenë 7 kilometra larg Vorës dhe 22 kilometra larg Tiranës. Këto lëkundje janë normale pas atij që ra më 26 nëntor, raporton “Top Channel”.