Tërmet me magnitudë 5.7 në Turqinë Lindore
14 qershor 2020
| 18:21
Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur pasditen e sotme Turqinë Lindore.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësisë dhe Emergjencave bën me dije se tërmeti goditi zonën në Karliova të provincës Bingol.
Si pasojë e tërmetit një roje sigurie ishte bllokuar në rrënojat e kullës së vëzhgimit, ndërsa dy persona të tjerë kanë marrë plagë të lehta.
Ndërkohë ministri i Mjedisit, Murat Kurum u shpreh se ekipet e shpëtimit janë nisur menjëherë për të menaxhuar situatën.