Tërmet me magnitudë 7.6 në Papua Guinenë e Re
11 shtator 2022
| 08:35
Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 tronditi sot Papua Guinenë e Re, duke shkaktuar dëme në ndërtesa në qytetin Madang dhe zona të tjera, raportoi AFP, duke cituar rrëfimet e banorëve.
Banorët e kombit ishull në Oqeani postuan video në Twitter nga momenti i tërmetit, duke përshkruar tmerrin që ndienin.
Për shkak të tërmetit të fortë, Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS) lëshoi një paralajmërim për cunami, i cili erdhi rreth një orë më vonë.