
Tërmet me magnitudë 7.6 shkallë të riterit tmerron Rusinë
25 mars 2020
| 08:11
Një tërmet i fuqishëm ka rënë në lindje të ishujve Kuril. Ishujt janë në lindje të Rusisë. Tërmeti ishte me magnitudë 7.6 të shkallës riter.
Tërmeti me thellësi 60 km u ndie në Japoni dhe disa zona të tjera të Rusisë. Forca e lartë e tërmetit ka dhënë alarmin për cunami.
“The Telegraph” shkruan se Qendra Kombëtare e Cunamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke monitoruar situatën pasi paraqitet një rrezik real për Alaskën dhe bregun perëndimor të Amerikës.
Gjithashtu, alarmi për cunam është dhënë edhe për Japoninë, pasi lëkundjet e forta mund ta ndryshojnë nivelin e detit në brigjet e Japonisë.