Tërmet në Bosnjë-Hercegovinë, dridhjet ndihen edhe në Kroaci
22 shtator 2024
| 15:39
Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.5 shkallë të Rihterit ka goditur sot Bosnjë-Hercegovinën. Dridhjet e tij janë ndier edhe në Kroaci.
Sipas të dhënave të EMSC, qendrës sizmologjike mesdhetare, tërmeti kishte epiqendrën 39 kilometra veriperëndim të Zenicës, në një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe 29 kilometra në verilindje të Knezhevit.
Tërmeti është ndier në tërë territorin e Bosnjë-Hercegovinës, e vendi që më së shumti ndjeu lëkundjet e tokës janë qytetarët e Teshnjas, që thanë se zgjatën rreth 20 sekonda.
Dridhjet i ndienë edhe ata në Travnik, Zenicë, Zavidoviq, Çelnicë, Banja Llukë dhe Gradaç.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.