Tërmet në Francë, sa ishte magnituda
21 maj 2024
| 13:10
Franca u godit nga një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter sot, sipas një njoftimi nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra në juglindje të qytetit të Tarbes dhe 120 kilometra në jugperëndim të Toulouse, në një thellësi prej katër kilometrash.
Për momentin nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale.