Tërmet në Greqi
16 shtator 2022
| 22:49
Një tërmet me magnitudë 4.2 Rihter është regjistruar pak më parë në Greqi.
Sipas institutit gjeofizik lëkundja sizmike u regjistrua në jug-jugperëndim të Greqisë, në Pyrgos Ilias, në një thellësi 10 km.
Autoritetet raportojnë se deri në këto momente nuk ka persona të lënduar nga tërmeti, shkruan a2cnn.