Tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë
03 mars 2021
| 11:44
Një tërmet i fuqishëm prej 6.3 shkallësh është regjistruar afër qytetit Larisa, në pjesën lindore të Greqisë.
Sipas të dhënave të para, tërmeti ishte i magnitudës 6.3 shkallë.
Tërmeti ka ndodhur në orën 11:16 dhe epiqendrën e pati 24 kilometra në veriperëndim të qytetit Larisa.
Dridhjet janë ndier edhe në Prishtinë dhe në disa pjesë të Shqipërisë.