Tërmet në Japoni
25 qershor 2020
| 13:27
Një tërmet me magnitudë 6.2 shkallë Rihter trondit prefekturën Chiba në Japoninë lindore.
Siç njofton agjencia meteorologjike e vendit, tërmeti ka ndodhur rreth orës 4:47 sipas kohës lokale në bregdet. Epiqendra e saj ishte në një thellësi prej 30 kilometrash dhe është ndjerë edhe në qytetet fqinje.
Tërmeti u ndje gjithashtu në të gjithë pjesët qendrore dhe verilindore të vendit. Pas tërmetit nuk është lëshuar alarm për cunami.