Tërmet në Kaliforni, banorët filmojnë lëkundjen

06 dhjetor 2024 | 08:13

Një tërmet i fuqishëm në brigjet e Kalifornisë Veriore ka shkaktuar një paralajmërim për cunami për miliona amerikanë.

Dhe Zonës së Gjirit të San Franciskos i është thënë të presë valë të mëdha, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi dhe banorëve u është kërkuar të shkojnë “më në brendësi të tokës” përpara se të godasin dallgët.

Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 7 ballë që goditi mëngjesin e së enjtes rreth 50 milje nga brigjet e Kalifornisë.

https://x.com/24SevenEyes/status/1864762423481176404

Shërbimi Kombëtar i Motit anuloi paralajmërimin për cunami për zonat bregdetare të Kalifornisë dhe Oregonit.

“Për momentin nuk ekziston asnjë rrezik cunami për këtë zonë”, tha agjencia.

Sidoqoftë, të paktën 5.3 milionë njerëz në Kaliforni ishin nën një paralajmërim për cunami pas tërmetit që goditi, tha Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së.

Shumica prej tyre ishin ata që përjetuan fuqinë e tërmetit të fuqishëm që u pasua nga pasgoditje më të vogla edhe pse për fat të mirë, nuk pati raportime të menjëhershme për dëme të mëdha apo lëndime. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një murgeshë ishte mes 25 personave të arrestuar në Itali…