Tërmet në Kaliforni, më i fuqishmi në 20 vjet

05 korrik 2019 | 12:20

Kalifornia e jugut është goditur nga tërmeti më i fuqishëm në dy dekada. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 ballë, ishte afër qytetit Rixhkrest, rreth 240 km në veri lindje të Los Anxhelosit.

Zjarrfikësit kanë ofruar ndihmë mjekësore dhe janë përballur me zjarret në dhe përreth qytetit. Njerëzit që nga shkretëtira Mojave e deri në brigjet e paqësorit, raportohet se e kanë ndjerë tërmetin e shënuar në ditën e Pavarësisë.

Në Rixhkrest janë regjistruar dëme të konsiderueshme por fatmirësisht, dridhjet më të forta kanë qenë larg zonave të populluara.

Rrugët janë çarë dhe linjat e energjisë elektrike janë ndërprerë si pasojë e tërmetit që po ashtu ka thyer xhamat dhe ka krisur muret e disa shtëpive në rajon.

Për ekspertët, sidoqoftë, e keqja nuk ka kaluar. Mund të ketë të tjera tërmete në zonë dhe njerëzit janë paralajmëruar të qëndrojnë në gatishmëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjel me emrin Moris, kënga e hershme e mëngjesit…