Tërmet në Kosovë, epiqendra në Malishevë
13 maj 2024
| 18:49
Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës.
Siç raporton Meteo Kosova, tërmeti ka qenë epiqendër në mes të Malishevës dhe Tërpezës, me magnitudë prej 3.1 shkallë Rihter.
“LAJMI I FUNDIT! Tërmet me epiqendër në mes të Malishevës dhe Tërpezës, me magnitudë prej 3.1 shkallë Rihter! Tërmeti ka ndodhur në orën 18:04”, thuhet në njoftim.