![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/auto_termet-1-11580593364.jpg)
Tërmet në Kroaci
24 shkurt 2021
| 13:27
Në orën 10:58 një tërmet goditi përsëri Kroacinë qendrore, e cila u ndie edhe në Zagreb.
Tërmeti kishte një magnitudë 4.3 ballë në shkallën Rihter, shkruan Jutarnji.hr.
Banorët e Banja Lukës ndien një tërmet sot, pak para orës 11 të mëngjesit, epiqendra e të cilit është në Kroacinë qendrore.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytetin kroat dhe qytetarët raportojnë se është ndjerë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, por edhe në Slloveni.