Tërmet në kufirin Kosovë-Serbi, lëkundjet ndjehen edhe në Gjilan

20 shkurt 2021 | 17:51

Një tërmet prej 2.5 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së shtunës në kufirin Kosovë – Serbi.

Siç njofton ueb sajti ‘volcanodiscovery’, lëkundjet janë ndier rreth orës 16:46.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 13 kilometra në juglindje të Gjilanit.

Sipas Qendrës Euro-Mesdhetare të Sizmologjisë, tërmeti është ndier edhe në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eintracht Frankfurt thyen Bayern Munchen dhe rihap garën për titull…