Termet në Mal të Zi
11 shkurt 2018
| 15:19
Një termet prej 4.4 shkallësh ka ndodhur në Mal të Zi.
Sipas matjeve të Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tërmeti ka ndodhur pas orës 14:00.
“Klan Kosova” ka njoftuar se qendra e tërmetit ka qenë 55 kilometra larg Podgoricës dhe 34 kilometra në distancë me qytetin e Pejës.