Tërmet në Pejë
06 mars 2018
| 12:30
Shërbimi Gjeologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në ora 11:00, sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.6, sipas shkallës Rihter.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte 8 km në verilindje të Pejës, ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 8 km.
Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës, tërmeti është ndier dukshëm nga banorët e rajonit të Pejës.
Deri më tani Rrjeti Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.