Tërmet në Serbi

11 korrik 2023 | 21:43

Disa dridhje të tokës janë regjistruar të martën në territorin e Serbisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC).

Në njoftimin e publikuar në Twitter, EMSC-ja bëri të ditur se dridhja me shkallën më të lartë të rihterit ishte 4.0, ndërsa më pas janë regjistruar edhe disa më të ulëta.

Nuk është bërë e ditur nëse ka pasur dëme.

Në këtë platformë, EMSC-ja publikon në kohë reale çdo dridhje evidente të tokës në Evropë dhe jashtë saj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Berat Buzhala i është përgjigjur shefes së grupit parlamentar…