Tërmet në Shqipëri
13 tetor 2018
| 09:33
Në Shqipëri kohët e fundit janë regjistruar shumë lëkundje të tokës.
Tërmeti më i fundit është regjistruar gjatë natës së kaluar me epiqendër në qytetin e Gjirokastës.
Sipas Institutit të Gjeoshkenacave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) tërmeti me magnitudë 3.3 ballë është regjistruar në orën 02:58 minuta.
Thellësia e tërmetit ka qenë 3 kilometra.
Nuk ka njoftime për dëme materiale si pasojë e lëkundjeve të tokës.