Tërmet në Shqipëri
15 shtator 2021
| 14:58
Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në veri të vendit, por është ndjerë dhe në Tiranë, Lezhë e Shkodër, raportojnë mediat në Shqipëri.
Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë në Malësi të Madhe.
Deri më tani nuk raportohen dëme. Në orët e para të mëngjesit ka pasur dhe disa lëkundje të tjera tërmeti.