Tërmet në Shqipëri, epiqendra ishte në jugperëndim të Librazhdit
12 prill 2023
| 23:04
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit, Librazhdit dhe zonat përreth tyre.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 3,6 rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 2 kilometra në jugperëndim të Librazhdit.
Nuk raportohen dëme materiale.