![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/termet.jpg)
Tërmet në Shqipëri, epiqendra në Lezhë
29 maj 2023
| 10:57
Shqipëria është goditur nga një tërmet i magnitudës 3.6 pak minuta më parë.
Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Domgjoni, në qarkun e Lezhës, ndërsa ka pasur një thellësi 12 kilometra.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Tiranë, por nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.