Tërmet në Tajvan
26 janar 2025
| 08:42
Sipas raportimeve, një tërmet me magnitudë 5.7 goditi të dielën qarkun Tainan të Tajvanit jugperëndimor.
Byroja Qendrore e Motit (CWB) tha se epiqendra, e vendosur 43.9 kilometra në verilindje të qendrës së qytetit Tainan në qytetin Dongshan, goditi në një thellësi prej 7.7 kilometrash (5 milje), raporton AA.
Një tjetër tërmet me magnitudë 4.8 ka ndodhur pranë epiqendrës së tërmetit të parë.
Nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
Dhe një lëkundje me magnitudë 6.4 në qarkun Chiayi rezultoi në 26 të plagosur ditë më parë.