Tërmet në Turqi
07 shtator 2021
| 17:08
Një tërmet me magnitutë 4.5 ballë të shkallës rihet ka goditur pak minuta më parë Turqinë.
Instituti i Sizmologjisë në Stamboll ka raportuar se tërmeti kishte si epiqendër zonën e Antalyas në Jug-Perëndim të Turqisë.
Lëkundjet sapo kanë ndodhur dhe autoritetet janë duke bërë vlerësimin e dëmeve. E njëjta zonë u trondit nga një tjetër tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter disa ditë më parë.
Tërmetet janë shtuar shumë vitet e fundit në Turqi, ndërsa sizmologët flasin për riaktivizim të dy pllakave të rrezikshme.