Tërmet në Turqi

12 qershor 2022 | 22:29

Një termet me magnitudë 5 shkallë të Rihterit e goditi të dielën Turqinë.

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi se deri më tani nuk është regjistruar asnjë i lënduar, derisa shtoi se ekipet emergjente janë në terren.

Tërmeti u regjistrua në orën 21:35, në distriktin Tusba, pranë kufirit me Iranin.

Sipas Agjencisë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka qenë në një thellësi prej 18.6 kilometrash.

“Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka viktima apo të lënduar. Ekipet tona janë në shërbim”, shkroi Koca në Twitter.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia ka shënuar golin e parë dhe të epërsisë në…