Tërmet në Turqi

23 nëntor 2022 | 08:15

Një tërmet i fortë goditi Turqinë herët në mëngjes, njoftuan zyrtarët turq. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.9 ishte 170 kilometra nga Stambolli, por lëkundje të forta u ndjenë në atë qytet si dhe në Ankara.

Një tërmet goditi perëndim të Turqisë, afër qytetit të Duzca-s, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dy kilometrash, raporton Gazeta Express.

Numri i konfirmuar zyrtarisht i të plagosurve është 35, ndërsa disa media turke raportojnë se 46 persona janë lënduar në pesë qytete turke, përfshirë Stambollin ku një person ka mbetur i plagosur.

Deri më tani, nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale, tha Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Serbe ka paralajmëruar tubim për sot (e mërkurë) në…