Tërmet në Turqi

27 nëntor 2022 | 08:46

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës rihter goditi sot në mëngjes provincën veriperëndimore të Duzce në Turqi.

Autoriteti Turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ra në orën 6:57 të mëngjesit.

Lëkundjet kanë ndodhur në një thellësi prej 9,52 kilometrash.

Një tërmet me magnitudë 5.9 me qendër në lagjen Golyaka goditi Duzce edhe të mërkurën, duke lënë të paktën 93 persona të plagosur./KP/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë shtuar protestat kundër kufizimeve për Covid në Kinë, pas…