Tërmet në Ulqin, ndihet edhe në Tiranë
13 nëntor 2018
| 15:29
Një tërmet me magnitudë 5 dhe epiqendër në Ulqin, ka tronditur edhe veriun e Shqipërisë.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 14:47 minuta.
Sipas raportimeve të korrespondentëve të “Top Channel” në Lezhë dhe Shkodër, në këto qytete lëkundjet janë ndjerë më të forta, por deri tani nuk ka raportime për dëme.